Flet mjekja dermatologe: Myku i lëkurës i shpeshtë tek fëmijët, ja kujdesi që duhet të tregojnë p…

0
Flet mjekja dermatologe: Myku i lëkurës i shpeshtë tek fëmijët, ja kujdesi që duhet të tregojnë p…
Gjigandi

Bisedoi: Elva Kurti

Dermatiti atopik është një nga sëmundjet kronike alergjike të lëkurës që shfaqet më shpesh te fëmijët, i cili karakterizohet me kruarje. Në rastet më të rënda, dermatiti atopik mund të ndërhyjë në rritjen dhe zhvillimin normal të fëmijës. Për të sjellë tek ju më shumë informacione rreth kësaj sëmundje dhe jo vetëm gazeta Shëndeti foli me Prof. Ass. Loreta Kuneshkën, mjeke dermatologe pranë Shërbimit të Pediatrisë së Specialiteteve 1.

Doktoresha, cilat janë sëmundjet e lëkurës më të shpeshta te fëmijët­?

Sëmundja më e shpeshtë te fëmijët është dermatiti atopik ose rrjebulla siç i thonë në gjuhën popullore, është një sëmundje e trashëguar si nga ana e nënës dhe nga babai. Shfaqet që në ditët e para të jetës me skuqje ose irrimim të lëkurës. Zakonisht shfaqet në pjesën e kokës ose fillon në zonën e mollzave dhe faqet, megjithatë mund të përhapet edhe në zona të tjera. Siç e tham dhe më lart sëmundja mund ti shfaqet fëmijës që në ditët  e para të jetës ose më vonë pesë-gjashtë muajshe. Sa më shpejt të shfaqet aq më e rëndë është si sëmundje, sa më vonë të shfaqet aq më e lehtë. Ka fëmijë që mund tu dalë vetëm një njollë e cila mjekohet dhe nuk del persëri. Si sëmundje duhet të mjekohet në momentin që shfaqet, në këtë mënyrë lëkura bëhet siç ka qenë para sëmundjes. Por ka raste kur sëmundja mund të përsëritet pra është kronike deri në moshën pesë vjecare, në 95% të fëmijëve stopon në këtë moshtë te 5% pastaj kalon në egzemë.

RonaTyra

Cilët janë disa faktorë të jashtëm që mund të ndikojnë në shfaqjen e problemeve në lëkurën e fëmijëve?

Kam vënë re shumë që fëmijët po preken nga myku i lëkurës i cili është në disa lloje. Zakonisht, fëmijët e marrin nga kafshët ose nga fëmijë të tjerë me të cilët kanë luajtur dhe që kanë qenë të infektuar. Lëkura bëhet e kuqe dhe dallohet lehtësisht nga pjesa tjetër e lëkurës. Mund të shoqërohet edhe më flluska të bardha.

Kur duhet t’i drejtohen prindërit mjekut dermatolog?

Sëmundjet e lëkurës janë të dukshme dhe nje pullë në lëkurë duhet të trajtohet siç duhet. Vihet re që ndonjëherë prindërit përdorin dhe mjekime popullore.

Si mund të parandalohen këto sëmundje?

Për tu parandaluar sëmundja duhet që të vëzhgohet fëmija me kë luan që të mos ketë kontakt me fëmijë të tjerë që janë të infektuar dhe të mos prek kafshët që ju ka rënë qimja, pra që mund të jetë burim infektimi. Gjithashtu dhe mjekët në çerdhe dhe kopshte duhet të kenë kujdes që nëse një fëmje është i infektuar të mbahet në shtëpi derisa të mbarojë mjekimin në menyrë që të mos ua ngjisë sëmundjen fëmijëvë të tjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu