Flamurtari e Luftëtari, pa gjasa?

0
Gjigandi

Fundi i një makthi. Nuk është befasi e as nuk do të ketë lot dëshpërimi, sepse është thjesht çështje kohe derisa Luftëtari e Flamurtari zyrtarisht t’i thonë mirupafshim Kategorisë Superiore. 1+1 bëjnë 2: klubet pa financa do të largohen nga liga e më të mirëve në Shqipëri.

Matematika mund t’i dënojë që këtë fundjavë. Të dielën, nëse gjirokastritët dorëzohen ndaj Tiranës kryesuese dhe vlonjatët mposhten përballë Skënderbeut në Vlorë, e në të njëjtë kohë Bylisi i vendit të 8-të fiton përballë Teutës, atëherë zyrtarisht Luftëtari e Flamurtari do të jenë në Kategorinë Inferiore.

Skuadra e Novit ka një distancë prej 22 pikësh me ballshiotët, ndërsa kuqezinjtë kanë 25 pikë më pak se Bylisi. Nëse fusha prodhon rezultatet e përmendura më herët, atëherë me 8 javë nga fundi distanca mes Luftëtarit e Bylisit do të shkonte në 25 dhe ajo mes vlonjatëve e skuadrës së Dovedan do të kapte kuotën 28 pikë, matematikisht e mbyllur.

Gjithsesi, nuk mund të anashkalohet një element i rëndësishëm, si Luftëtari ashtu edhe Flamurtari, edhe pse prej kohësh e kanë të qartë fatin e tyre, asnjëherë nuk kanë treguar mungesë respekti ndaj këtij sporti të mrekullueshëm, madje u kanë hapur punë edhe skuadrave kryesuese, rasti më i fundit ishte të mërkurën, kur gjirokastritët u dorëzuan vetëm në minutën e 95-të ndaj Kukësit.

Në këtë mënyrë, edhe pse të dielën në mbrëmje mund të jenë në Kategorinë e Parë, kjo nuk do të thotë se do ta vijojnë kampionatin si dy skuadra me portën e hapur për këdo, përkundrazi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu