Të nderuar qytetarë të besimit Islam,
Kemi kënaqësinë të ju urojmë festën e Fitër Bajramit, festë kjo që na bashkon, gëzon dhe tregon se në përfunduam me sukses Muajin e Bekuar të Ramazanit dhe arritëm të i përgjigjemi obligimit madhor të ZOTIT të Madhëruar duke agjëruar dhe duke dëshmuar dëgjueshmërinë dhe respektin për obligimet tona fetare.
Lutemi që ZOTI i Lartëmadhëruar të ju shpërblej dhe të ju bekoj për gjitha obligimet dhe adhurimet e kryera gjatë Muajit të Bekuar të Ramazanit.
Në këto ditë feste të Fitër Bajramit, mos t’i harrojmë në lutje jetimët, të varfërit, invalidët si dhe mbarë familjet e atyre që flijuan vetën për mirëqenien tonë shpirtërore dhe fizike që në këtë festë të ndihemi krenar për gjakun e derdhur të më të dashurve të tyre, që solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Lutemi dhe urojmë që në vendin tonë të sundoj drejtësia, paqja, toleranca, bashkëjetesa, respekti dhe solidariteti me të gjithë qytetarët.
Urime, shëndet dhe suksese.
ZOTI i Lartëmadhëruar ju bekoftë.
Me respekt,
FJALA,
Prishtinë, 02.05.2022