Juventusi shënon fitore të thellë me rezultat 4:1 ndaj Torinos, në takimin e javës së 30-të në Serie A në futboll.
Juve nuk tregoi mëshirë për rivalin e qytetit.
Golat për Juven i shënuan: Dybala (3′), Cuadrado (29′), Ronaldo (61′) e Djidji (87’-autogol dhe për Torinon Belotti (45+6 nga penalltia).
Juventusi kryeson me 75 pikë, ndërsa Torino renditet i 15-ti me 31 pikë.
Juve po shkon drejt titullit të ri, ku ka shtatë pikë më shumë se Lazio më vend të dytë, por kjo e fundit ka një takim me pak.