Fitoi betejën me kancerin

0
Gjigandi

Ish-lojtari i Juventusit, Xhanluka Viali ia doli të fitojë betejën në luftën me kancerin, teksa tashmë është shumë mirë.

Megjithatë në një intervistë të dhënë për “The Times”, italiani ka zbuluar se frika tek ai vazhdon ende, duke thënë se gjithmonë kur nuk ndihet mirë mendon se i është rikthyer përsëri sëmundja.

“Fizikisht ndihem mirë. Mendoj se më janë rikthyer muskujt. Kam punuar çdo ditë së bashku me gruan time. Megjithatë unë ende vazhdoj të jem i frikësuar, diçka për të cilën do më duhet një kohë e gjatë që ta heq qafe atë ndjenjë.

Sa herë që zgjohem ose shkoj për të fjetur dhe kam dhimbje barku ose koke ose pak temperaturë filloj të mendoj: ‘ Oh Zoti im më është kthyer përsëri.’

Të kaloja 8 muaj luftë më atë sëmundje ishte si një bombardim i vërtete, unë isha gjithë kohës i mpirë dhe gjysmë i vetëdijshëm.”, u shpreh Viali.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu