Finishi i kampionatit farsë, rezultati i ndeshjes 59-1 (me 41 autogola). Katër skuadra përjashtoh…

0
Finishi i kampionatit farsë, rezultati i ndeshjes 59-1 (me 41 autogola). Katër skuadra përjashtoh…
Gjigandi

Java e fundit e kampionatit ngjall gjithmonë dyshime, sidomos kur ka shkallëzime të veçanta në renditje dhe ndodhin rezultate që na bëjnë të imagjinojmë se gjërat nuk kanë shkuar tamam si duhet. Si në historinë e treguar nga “Marca”, që ka të bëjë me divizionin e tretë të Afrikës së Jugut.

Matiyasi FC dhe Shivulani Dangerous Tigers po luanin për t’u ngjitur një kategori më lart, me “Tigrat” që kishin golaverazh më të mirë (+16 gola). Mënyra e vetme për ta rikthyer atë? Padyshim trukimi i ndeshjes, duke përfituar nga fakti se kundërshtarët e javës së fundit nuk donin t’i shihnin ata të festonin. Rezultati? 59-1, shumë i çuditshëm, me një numër të mirë autogolësh (41).

59-1 dhe 33-1

Mjaft për të nisur një hetim, që në fund çoi në përjashtimin e katër skuadrave. Po, sepse ndërsa njëra ndeshje përfundoi 59-1, tjetra, ajo e Shivulanit ndaj Kotoko Happy Boys, mori një kthesë po aq të çuditshme në pjesën e dytë. Kur u përhap lajmi se Matiyasi ishte përpara 22-0 në pjesën e parë, një marrëveshje u arrit edhe në fushën tjetër të interesit.

Disa lojtarë të Kotokos dolën nga fusha, duke u justifikuar se ishin shumë të lodhur dhe në fund u luajt me 11 kundër 7 lojtarëve. Rezultati përfundimtar, 33-1, i cili gjithsesi nuk do të mjaftonte për t’u ngjitur një kategori më lart, duke qenë se golavarazhi në atë moment ishte në favor të kundërshtarëve. Por dy ndeshje të tilla nuk mund të mos tërhiqnin vëmendjen e autoriteteve.

RonaTyra

Dhe siç shpjegon Vincent Ramphago, president i rajonit Mopani për “BBC Sport Africa”, pyetja ishte e qartë: “Kur të katër skuadrat u takuan në mars, rezultatet ishin shumë më normale, me Matiyasi që mundi Mighty Birds 2-1, ndërsa Dangerous Tigers barazoi 2-2 me Happy Boys”.

Me pak fjalë, kishte vërtet diçka të dyshimtë. Aq më tepër që gjyqtarët duket se kanë qenë pjesë e planeve. “Kemi marrë vesh që njëri nga arbitrat ka shkruar se numri 2 ka shënuar 10 gola, 5 ka shënuar 20 gola, por ka pasur 41 autogola. Pra, shikoni çfarë ka lënë në fletën e shënimeve. Këta njerëz nuk kanë respekt për futbollin dhe nuk mund të lejoj që gjëra të tilla të ndodhin përsëri”.

Pra, klubet u pezulluan përgjithmonë, drejtuesit me pesë deri në tetë vite, ndërsa gjyqtarët nuk do të prekin “bilbil” me gojë për një dekadë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu