Finalja solli 140 milionë euro, përfitimet ekonomike të ndeshjes së “Conference League.

0
Gjigandi

 

Finalja e Conference League që u mbajt në Tiranë nuk ishte thjesht një lojë, por një ngjarje me rëndësi për Shqipërinë. Por, mbi të gjitha ishte një mundësi e artë për shumë biznese. Rreth 140 milionë euro vlerësohet të jetë impakti në ekonomi për të gjitha bizneset që u kanë shërbyer mijëra tifozëve të ardhur në vend.

“Turn over i gjithë aktivitetit që sjell në Tiranë llogaritet në 140 milionë euro ky i bërë sipas specialistëve. Duken një çikë si shumë, por duke llogaritur një natë qëndrimi 1000 euro për një futbollist, lehtësisht arrihen.” tha Armando Duku, kreu FSH-së.

Zinxhiri i përfituesve nga të ardhurat e gjeneruara nga ky event ishte i konsiderueshëm. Shpenzimet më të mëdha duket se kanë shkuar për akomodimin pasi çmimet e hoteleve dhe strukturave të tjera arritën në shifra rekord, deri edhe në 3000 euro një natë qëndrimi për subjektet rreth stadiumit veçanërisht. Por, nga rasti përfituan edhe qytetarët të hidhnin me qira apartamentet e tyre.

Mjaft fitimprurës ky event ishte edhe për bizneset e shërbimit, kafenetë, baret, restorantet, markete e supermarket, veçanërisht për subjektet që ndodheshin pranë fan zonave, ku kanë qëndruar tifozët e dy skuadrave, e jo vetëm.

RonaTyra

“Për ne sigurisht ishte fat që kishim pjesën e Pedonales dhe fati i mirë që ishin holandezët në këtë rast. Sot normalisht ka rënë fluksi sepse kanë ikur, ne ishim në kapacitete maksimale me stafin dhe morëm staf shtesë madje. I ka shërbyer të gjithë vendit dhe ka qenë një zinxhir gjërash. Shikoja marketet, nuk kishin më lëndë të parë marketet. Kishim nevojë për gjera shtesë, shkonim në markete dhe nuk kishin më. I gjithë zinxhiri i Tiranës ka marrë ajër dhe në aspektin ekonomik patjetër që ka ndihmuar. Birra është e para.”

“Jo vetëm për biznesin tonë po për të gjithë bizneset ka qenë shumë e favorshme. Kishte fluks, e përballuam shumë mirë. Birra dhe mikse që përfshinin mishra kryesisht.”

Të favorizuar nga ky eveniment ishin edhe taksistët që përfituan nga fluksi i tifozëve. Vetëm ditën e ndeshjes, mbi 20 mijë udhëtarë mbërritën në vend nga Aeroporti i Rinasit.

“Më shumë punë kishte. Punuam, më mirë nga ditët e tjera”, tha një taksist.

Mundësinë e artë e shfrytëzuan edhe vetë qytetarët me shitjen e biletave në treg të zi, dorazi apo përmes rrjeteve sociale.

Çmimet e biletave nisnin nga 20 euro, por në rrjetet sociale të shumë ishin individët që i shisnin ata edhe për më shumë se 500 euro./topchannel.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu