Filmuan videon tronditëse të dhunës, dalin emrat e dy punonjëseve

0
Gjigandi

Pasi u bë publike emri i punonjëses që ushtroi dhunë mbi të moshuarën janë bërë me dije dhe emrat e dy punonjëseve të tjera të cilat  qeshnin dhe filmonin skenën e dhunës ndaj të moshuarës në azil.

Dy punonjëset quhen Altina Rezhepi dhe Remzie Kuqi.

Infermierja Aurona Pelaj, që ushtroi dhunë ndaj të moshuarës në Pejë bashkë me tre kujdestaret që u panë duke bashkëpunuar në këtë akt, janë pezulluar nga puna.

Këtë e ka bërë të ditur vetë shtëpia e të moshuarve “Orenda” në Pejë, ku edhe ndodhi akti i dhunës.

Në dokumentin e publikuar, bëhet me dije se Pelaj është pezulluar për “sjellje të pahijshme” derisa tri të tjerat për faktin se nuk e kanë lajmëruar rastin te përgjegjësi. Po ashtu thuhet se masa të tjera ndaj tyre do të ndërmerren pas procedurave hetimore të policisë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu