Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,, Prishtina ,, sh.a. njofton të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, Shtime, Drenas dhe Graçanicë se kanë formuar komisione të veçanta për inspektimin, leximin dhe kontrollimin teknik të secilit ujëmatës.
Këto komisione kanë filluar punët në terren që nga dita e sotme.
“Ju që keni shqetësime rreth faturimit ( leximit), mosfunksionimit të ujëmatësit (kontrollimit teknik) apo çfarëdo forme tjetër që ndërlidhet me ujëmatës, nga sot ne jemi në terren për zgjidhjen e problemeve të kësaj natyre”.
“Ndërsa nga ju kërkojmë që të vazhdoni me realizimin e pagesave për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, po ashtu mundësia e lehtë për kryerjen e obligimeve financiare ndaj shërbimeve ende vazhdon, si riprogramimi i borxheve të akumuluara me këste mujore 12-36 muaj”, bëhet e ditur në komunikatën për media të kësaj kompanie .