​Figurat sportive e kujtojnë me lot në sy kontributin e Xhevdet Pecit në sport

0
​Figurat sportive e kujtojnë me lot në sy kontributin e Xhevdet Pecit në sport
Gjigandi

Vdekja e boksierit legjendar Xhevdet Peci ka lënë një zrazëti të madhe në komunitetin sportiv dhe veqanërisht në atë të boksit në Kosovë.

Figurat e njohura të sportit në vend kanë kujtuar sukseset dhe të arriturat e tij të mëdha në kohën e ish-Jugosllavisë.

Basketbollisti Ferid Zekoli e ka kujtuar me lot në sy veprën e tij Pecit. Ai ka thënë se e ka shumë të vështirë të jetë pjesë e kësaj ceremonie të homazheve për një njeri kaq të madh për sportin e Kosovës.

Zekolli: Peci është ndër sportistët më të mëdhenj që ka pasur Kosova

“Ky është momenti më i vështirë në jetën time që unë të hyjnë në palestër për shokun tim më të mirë shumë qenka e vështirë, por çfarë të bëjmë. Kur e mendoj të kaluarën me të vërtetë ndjejë mburrje dhe krenari , jo vetëm unë, por mbarë populli shqiptar sepse gjithmonë na ka bërë krenar . Është një ndër sportistët më të mëdhenj që i ka pasur Kosova edhe i cili ka kontribuar për të gjitha sukseset që i kemi arritur në atë kohë në boks sepse vetëm boksin e kemi pasur sportin më të trofeshëm në atë kohë dhe vetëm duke iu falënderuar rezultateve të tyre sepse aty nuk kanë mundur ta bëjnë me hile. Gjithë me nokaut “Xhevda” i ka fituar lojërat”

RonaTyra

, ka thënë Zekolli.

Kurse, njëri nga boksierët më të mirë në të gjitha trojet shqiptare, Shaban Terstena, ka thënë se Peci me sukseset e tij i tregoi Jugosllavisë se ka shqiptarizëm në këto troje, por ai ka shtuar se shteti i Kosovës nuk ka bërë aq sa duhet për jetën dhe veprën e tij.

Terstena: Shteti i Kosovës nuk ka bërë sa duhet për Xhevdet Pecin.

“Sot po e përcjellim njeriun që dha shumë kontribut në kohët më të vështira kur ishte shumë rrezik kombi shqiptar që nuk kishte kurrfarë drejtësie, ky njeri, ky sportist që e bëri krenar kombin shqiptar me luftërat e tij, me sakrificat e tij i tregojë botës së ka shqiptarizëm në Jugosllavi.Për fat të keq ky dha shumë, shumë i dha popullit, por për fat të keq, qeveria që 20 vite nuk i dha asgjë për ta respektuar sepse ne sportistët shqiptarë kemi dhënë kur nuk ka guxuar dikush të flas shqip e ne ishim ata që treguam se këtu ka shqiptarizëm. Për fat të keq njeriu shkoi dhe e dha jetën në Amerikë për një jetë më të mirë”

, deklaroi Terstena.

Me krenari e ka kujtuar veprën e prindit të tij,i biri Rinor Peci. AI tha se ndihet mirë kur sheh që babai i tij po respektohet nga i gjithë komunitetit shqiptarë.

Peci: Jam krenar me veprën e prindim tim

“Jam shumë i kënaqur me çfarë kam parë, jam shumë i kënaqur për dashurinë që e ka marrë nga komuniteti i shqiptarëve anë e mbanë botës. E ka jetuar jetën më të mirë, ashtu siç ka dashur që e ka pasur më së shumti dëshirë. Na ka bërë të gjithëve krenarë. Ai ishte daja i dikujt, ishte prindi, vëllau i dikujt.edhe besoj që të gjithë ne duhet të jemi krenar që e kemi pasur privilegjin ta njohim një legjendë si Xhevdet Peci”,

tha i biri i tij.

Peci do të varroset sot në orën 16:30 në fshatin Xhazhë të Komunës së MItrovicës. Ai ishte njëri nga boksierët më të suksesshëm shqiptar në kohën e ish-Jugosllavisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu