Këngëtarja e njohur nga Ferizaj, Fifi, ka qenë pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP.
Artistja, e ndjekur nga mbi 700 mijë njerëz në Instagram, së fundmi u ka dhënë mundësi të pyesin përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’.
Duke qenë se ishte një personazh shumë i komentuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, të shumta ishin pyetjet rreth këtij formati.
Fifi (Foto: Instagram)
Një ndër to kishte të bënte nëse do të rikthehej sërish në BBV, po të fillonte edhe një herë spektakli.
“A do të riktheheshe në BBV nëse do të fillonte sërish?”, ishte pyetja e një ndjekësi.
“Nëse do të ishte e mundur me u rikthye në kohë absolutisht do e bëja prapë si eksperiencë. Normalisht ndryshe por do e bëja.. sepse kjo eksperiencë më bëri ta gjej atë që unë po kërkoja me vite të tëra, dashurinë”, tha ajo.
Fifi (Foto: Instagram)
Fifi nga ana tjetër menjëherë pas daljes nga Big Brother filloi lidhjen me Adis Patushin, i njohur si bashkëshorti i Adrola Dushit.
/abc24.al/