Fier/ Tentoi të vriste një person në ’97-ën, arrestohet pas 25 vitesh 49-vjeçari (Emri)

0
Gjigandi

Një 49 -vjeçar është arrestuar në Fier, pasi kërkohej prej kohësh nga policia për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Shtetasi me iniciale Rapi Muço u kap gjatë operacionit “Vazhdimësia” në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 24.06.1997, në Fier, ku ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasi me iniciale K. Xh. Në Fier.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Krimet e Rënda në DVP Fier, operacioni policor i koduar “Vazhdimësia”.

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore një ngjarje e ndodhur në vitin 1997, në qytetin e Fierit.

RonaTyra

Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Pas rifillimit të çështjes penale, në bashkëpunim dhe me Prokurorinë Fier, strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Fier, pas një pune operative dhe hetimore intensive, kanë bërë të mundur dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në datën 24.06.1997, në Fier, ku është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi K. Xh. Në Fier, gjatë operacionit “Vazhdimësia” u ndalua shtetasi në kërkim Rapi Muço, për vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe për armëmbatje pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit R. M., autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, e cila i ka vendosur shtetasit R. M., 49 vjeç, banues në Mbrostar Ura, Fier, masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu