Festa e 28 Nëntorit, Veliaj: Pas Paradës së Shqiptarëve, koncerti “Folk Fest”

0
Gjigandi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ftuar shqiptarët që të marrin pjesë në koncertin e madh festiv në sheshin “Skënderbej”, më 28 nëntor ora 20:30.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj thotë se ky koncert do të bëjë bashkë dhe grupe artistike nga treva të ndryshme të vendit.

“Pas Paradës së Shqiptarëve, më 28 Nëntor,  do të kemi mundësinë të shijojmë së bashku koncertin “Folk Fest”, ku e gjithë shqiptaria do të ngjitet në skenë me pjesëmarrjen e grupeve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Arbëreshët.S heshi Skënderbej. 20:30 Mos mungoni!”, shkruan Veliaj.

Për herë të parë vjen në kryeqytetin shqiptar, “Parada e shqiptarëve”. Aktiviteti do të zhvillohet më 28 Nëntor në bashkëpunim me “Albanian Roots”.

RonaTyra

Edhe kryeministri Edi Rama deklaroi se festat e Nëntorit do të vijnë ndryshe këtë herë, pasi shqiptarë nga e gjithë Diaspora do të bëhen bashkë në Sheshin Skënderbej, në paradën e traditës në 28 nëntor, për të vijuar më pas me koncertin “Folk Fest”, ku e gjithë shqiptaria do të ngjitet në skenë me pjesëmarrjen e grupeve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Arbëreshët.

 

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu