BE shton thirrjet për pauza humanitare në Gaza

0
Gjigandi

BE-ja ka bërë thirrje për pauza humanitare në Gaza për të lejuar dërgesat e karburantit për funksionimin e spitaleve.

Janez Lenarcic, Komisioneri Europian për Menaxhimin e Krizave, tha në një takim në Bruksel të hënën se “më shumë se gjysma e spitaleve në Rripin e Gazës kanë ndaluar së funksionuari, kryesisht për shkak të mungesës së karburantit”.

“Këto pauza duhet të jenë kuptimplota”, tha Lenarciç.

“Së pari, ato duhet të shpallen shumë përpara zbatimit në mënyrë që organizatat të mund të përgatiten për t’i shfrytëzuar ato.

Së dyti, ato duhet të përcaktohen qartë nga ana kohore”.

RonaTyra

Asnjë litër karburant nuk është lejuar të futet Gaza që nga sulmet e Hamasit më 7 tetor. 27 vendet e BE-së lëshuan një deklaratë të dielën duke kërkuar “pauza të menjëhershme humanitare” dhe duke dënuar Hamasin për përdorimin e objekteve mjekësore dhe civilët si “mburoja njerëzore”.

Javën e kaluar, SHBA tha se Izraeli do të fillojë pauzat e përditshme katër-orëshe ushtarake në pjesë të Gazës veriore ndërsa vazhdon ofensivën e tij.

 

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu