Në vitin 2021, fermerët në Shqipëri braktisën tokat për të gjetur një vend pune me rrogë fikse.
Të dhënat e INSTAT, tregojnë së krahu i punës në bujqësi u ul me 2.4%, ndërsa shërbimet dhe industria thithën më shumë punonjës vitin e kaluar.
Për braktisjen e tokave flet edhe numri i të vetëpunësuarve.
Në raport me vitin e pandemisë, në 2021-shin, ishin 13 mijë njerëz më pak të vetëpunësuar dhe 25 mijë më shumë me rrogë.
Paga fikse vjet merrnin 48% e të punësuarve merrnin paga fikse.
Në raport gjinor, burrat zunë 55.5% të punësimeve, duke dominuar tregun.
Sipas rajoneve, Durrësi, Elbasani dhe Lezha hapën më shumë vende pune, ndërsa Tirana e Vlora regjistruan më pak punonjës.
Në vitin 2021, 11.4% e njerëzve ishin të papunë. Numri i tyre u ul me 0.4%, pas daljes së vendit nga pandemia.
Në shifra numri i të papunëve u fiksua në 162.500 persona, nga 1.411.000 individë të moshës 15-64 vjeç./Euronews Albania/