Felaj: Pa ndryshimet e 2008-tës sot do të kishim pazare dhe blerje për zgjedhjen e presidentit

0
Felaj: Pa ndryshimet e 2008-tës sot do të kishim pazare dhe blerje për zgjedhjen e presidentit
Gjigandi

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputetja socialiste Ermonela Felaj u shpreh se nëse do të vazhdohej me kushtetutën e 2008, zgjedhja për president do të kishte pazare dhe blerje deputetësh.

Ajo tha se mazhoranca do të respektojë procesin deri në fund, edhe pse i ka votat e nevojshme për të zgjidhur një president.

Felaj: Ndryshimet kushtetuese do të funksionin sot nëse do t’i vinim në diskutim. Unë jam e bindur se nuk do përdorur konsensusi, por do të përdoreshin pazaret, sikurse është përdorur gjithmonë dhe janë blerë deputetë sepse vota është e fshehtë. Kjo është një gjë që duhet të shmanget.

Nuk janë numrat që e përcaktojnë se si do të jetë presidenti. Nëse respekton procesin do të thotë se ke bërë çdo përpjeke për të shkuar te gjëja më e rëndësishme, por ama ke ruajtur që të ruash ato gjërat që do te figura e ardhshme e presidentit. Ne i kemi votat për ta zgjedhur presidentin sikurse e duam ne, por ne kemi përgjegjësi dhe duam ta ndajmë këtë gjë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu