Max Verstappen fitoi Çmimin e Madh të Kanadasë në Formula 1. Në një finale emocionuese, piloti i Red Bull mbrojti epërsinë nga sulmi në xhirot e fundit të Carlos Sainz.
Plotësoi podiumin Lewis Hamilton, i treti para shokut të tij të skuadrës George Russell.
Charles Leclerc, filloi nga pozicioni i 19-të për shkak se u detyrua të bënte zëvendësimin e motorit dhe disa komponentëve të njësisë së kontrollit. E megjithatë, ai përparoi shpejt dhe u ngjit në vendin e pestë.
Në dhjetëshen e parë gjithashtu dy alpinët e Esteban Ocon dhe Fernando Alonso, i gjashti dhe i shtati, dhe dy Alfa Romeot e Valtteri Bottas dhe Guanyu Zhou.
Aston Martin i Lance Stroll gjithashtu u përfshi në dhjetëshen më të mirë. /noa.al