Mbi tre milionë raste me koronavirusin e ri janë regjistruar zyrtarish në Evropë, gjysma e të cilave në Rusi, në Britaninë e Madhe, në Spanjë dhe në Itali, sipas të dhënave zyrtare.
Evropa regjistroi sot në mëngjes 3 002 861 raste për një total botëror prej 15 237 784 infektime. Kontinenti mbetet rajoni më i prekur për nga numri i të vdekurve, 206 633 të vdekur nga COVID-19 nga 626 994 të vdekur të regjistruar në botë.
Rusia, vendi evropian që ka regjistruar numrin më të madh të rasteve me koronavirus 795 038 raste dhe 12 892 të vdekur, Britania e Madhe me 296 377 raste dhe 45 501 të vdekur, Spanja me 267 551 raste dhe 28 426 të vdekur dhe Italia me 245 032 raste dhe 35 082 të vdekur, janë katër vendet e kontinentit që numërojnë zyrtarisht më shumë se 225 000 raste në territorin e tyre.
Ky numër rastesh të diagnostikuara nuk reflekton numrin real të kontaminimeve pasi shumë vende nuk disponojnë burime të mjaftueshme për të ndërmarrë fushata të gjera depistimi.
Burimi: top-channel.tv