Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedi, Jonny Evans ka zbuluar se nënshkrimi i klubit me sulmuesin Robin van Persie la të gjithë skuadrën ‘të tronditur’.
Sulmuesi holandez u bashkua me Unitedin në verën e vitit 2012 nga rivalët e mëdhenj të Arsenalit dhe shënoi 30 gola në të gjitha garat në sezonin e tij të parë në Old Trafford, në rrugë drejt titullit të 20-të të Ligës Premier.
Transferimi i Van Persiet doli të jetë shumë i suksesshëm për klubin nga Old Trafford dhe për këtë ka folur edhe një ish-bashkëlojtar i tij te Unitedi.
Lojtari aktual i Leicester Cityt, Evans, tregoi reagimin ndaj Sir Alex Ferguson pas nënshkrimit të transferimit të madh.
“Ishte një nënshkrim gjenial, për të marrë dikë nga një prej klubeve tuaja rivale, ku ai ishte për kaq kohë – të gjithë ishin të tronditur”, ka thënë Evans për The Guardian.