“Eurovision 2022” po afron.
Në datën 10 maj do të nisë nata e parë gjysmëfinale e garës së madhe evropiane të muzikës, për të vazhduar më pas me natën e dytë më 12 maj dhe finalen e madhe më 14 maj.
Shqipëria sivjet përfaqësohet nga këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati, me këngën “Sekret”.
Ronela është përcaktuar të këndojë në natën e parë gjysmëfinale, në të cilën do të prezantohen gjithsej 17 shtete.
Faqja zyrtare e Eurovisionit, ka bërë të ditur sot (e martë) renditjen zyrtare sipas së cilës do të këndojnë shtetet në netët gjysmëfinale.
Sipas kësaj renditje, këngëtarja Hajati do të këndojë e para në mbrëmjen e parë gjysmëfinale, më 10 maj.
Renditja e shteteve që do të prezantohen në natën e parë gjysmëfinale të “Eurovision 2022” (Foto: Eurovision/Instagram)
Dhjetë shtetet që do të sigurojnë më së shumti vota nga publiku dhe juria, do të kualifikohen për në finale dhe njëlloj do të ndodhë edhe natën e dytë gjysmëfinale të 12 majit.
Renditja e shteteve që do të prezantohen në natën e dytë gjysmëfinale të “Eurovision 2022” (Foto: Eurovision/Instagram)
“Eurovision 2022” mbahet në arenën “Pala Alpitour” në Torino të Italisë, pasi ky shtet shënoi fitoren vitin e kaluar me grupin Maneskin.
/abc24.al/