Grupi Kalush i Ukrainës ka kaluar në finalen e Eurovision Song Contest, duke forcuar pozicionin e saj si favorit për të fituar konkursin.
Artistët me këngën folk-rap u ngritën në këmbë duke valëvitur flamurin e Ukrainës, teksa u njoftua se ishin kualifikuar nga gjysmëfinalja e parë në Torino.
Ata kanë dhënë një performancë energjike me prezantimin e projektit të tyre “Stefania”.
“Faleminderit për mbështetjen e Ukrainës”, tha anëtari Oleh Psiuk në fund të performancës.
Publiku në Pala Alpitour u përgjigj me një përzierje gëzimi dhe emocionesh të mëdha. Duartrokitjet po ashtu u shoqëruan me lot të sinqertë.
Mbështetja për grupin është rritur që nga pushtimi rus i Ukrainës, i cili filloi në shkurt.
Duke folur për BBC para gjysmëfinales, Psiuk tha se një fitore do të dërgonte një mesazh mbështetjeje për qytetarët e vendit dhe rreth 12 milionë njerëz që u larguan nga vendi.
“Për vendin tonë është kaq e rëndësishme të kemi fitore në të gjitha mënyrat”, tha ai. “Pra, nëse fitojmë, do të jetë një mundësi tjetër për t’i treguar Ukrainës botës, për t’i kujtuar njerëzve Ukrainën dhe për të rritur moralin në të gjithë vendin”.
Por, grupi u mundua të tregonte se suksesi i tyre nuk është vetëm një shprehje solidariteti.
“Edhe para luftës, ne ishim në pozitën e pestë”, thanë ata në një konferencë shtypi javën e kaluar, “që do të thotë se kjo këngë ukrainase tashmë po shijohet nga evropianët”.
Duke folur pas gjysmëfinales, Psiuk falënderoi të gjithë ata që votuan dhe tha se ishin “plotësisht të fokusuar” në finale, “sepse jemi këtu për të treguar se kultura ukrainase është e gjallë”.
Në gjysmëfinalen e së martës shkuan gjithsej 10 vende që ua sjellim më poshtë.
Zvicra – Marius Bear: Boys Do Cry
Armenia – Rosa Linn: Snap
Islanda – Systur: Með hækkandi sol
Lituania – Monika Liu: Sentimental
Portugalia – Maro: Saudade, Saudade
Norvegjia – Subwoolfer: Give That Wolf A Banana
Greqia – Amanda Tenfjord: Die Together
Ukraina – Kalush Orchestra: Stefania
Moldavia – Zdob și Zdub and Advahov Brothers: Trenulețul
Norvegjia – S10: De Diepte
/abc24.al/