Enca Haxhia paralajmëron rikthimin në muzikë pas një pauze disa muajshe

0
Enca Haxhia paralajmëron rikthimin në muzikë pas një pauze disa muajshe
Gjigandi

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Enca Haxhia, kohëve të fundit ka qenë një emër shumë i komentuar në rrjetet sociale, por jo sa i përket muzikës.

Ndonëse prej disa muajsh ishte më larg projekteve të reja, ajo së fundmi ka njoftuar fansat se po bën një rikthim.

Në disa postime që ka hedhur në InstaStory, 26-vjeçarja bën me dije se së shpejti po vjen me këngë të re.

Enca (Foto: Instagram)

RonaTyra

“Ka ardhur koha të ju them që. Kënga e re po vjen së shpejti. E preferuara juaj po kthehet sërish. Mbret Enca”, tha ajo.

Megjithatë, bukuroshja nuk dha ndonjë detaj se për çfarë kënge bëhet fjalë apo nëse do të jetë një bashkëpunim.

Enca (Foto: Instagram)

E fundit nga Haxhia mbetet “Suavele” e lansuar saktësisht më 29 korrik të vitit të kaluar.

Ky projekt deri më tani ka kaluar shifrën e mbi dy milionë klikimeve në platformën YouTube.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu