Emri/ Në luftë me kancerin, ndërron jetë në moshën 49-vjeçare regjisorja shqiptare

0
Gjigandi

Regjisorja e njohur Vjosa Berisha ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 49-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Fatos Berisha përmes një postimi të në rrjetet sociale.

“Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër. Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë. Familjet Berisha dhe Istrefi”, ka shkruar ai.

Kush ishte Vjosa Berisha?

Vjosa Berisha me një përvojë mbi 20 vite në marrëdhëniet me publikun, median dhe industrinë e filmit, së bashku me partnerin e saj krijoi B2, një kompani për marrëdhënie me publikun, film dhe industri kreative (2003) me zyra në Kosovë dhe Shqipëri.

Berisha ka menaxhuar Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë – PriFest që nga fillimi duke marrë rolin e Drejtorit të Festivalit duke e rritur me ambiciozitet festivalin për 11 vjet për t’u bërë një nga ngjarjet më të rëndësishme të industrisë së filmit në Kosovë. Në vitin 2015 Berisha mori kursin e EAVE Producers Ëorkshop, duke u bërë pjesë e këtij rrjeti të madh producentësh nga Evropa dhe bota, si e diplomuar në EAVE Generation 2015. Ajo prodhoi dy filma artistikë deri më sot, filmin e saj të parë artistik si producente – “The Flying Circus” (2019) me skenaristin dhe regjisorin Fatos Berisha dhe bashkëprodhuar filmin artistik maqedonas “The Happiness Effect” (2019) me regjisorin Borjan Zafirovski. Ajo ka punuar në shumë projekte të tjera video dhe televizive duke përfshirë producenten e programit të famshëm për fëmijë “Sesame Street Ëorkshop” (prodhoi 42 inserte të segmenteve “3 minuta të gjata” në shqip dhe serbisht për audiencën kosovare të transmetuara në televizionin publik RTK gjatë viteve 2002-2004).

RonaTyra

Vjosa Berisha ka qenë anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit që nga viti 2013, dhe formimi i saj arsimor përbëhet nga një diplomë Master i Arteve në Media dhe Komunikim nga Universiteti i Ëestminster, Londër në Mbretërinë e Bashkuar dhe një diplomë pasuniversitare në Diplomaci Bashkëkohore nga Universiteti i Maltës, në Maltë. Në vendin e saj Kosovë, ajo është një zë i fortë në promovimin e të drejtave LGBTI përmes programit Let it Be të PriFest të cilin e krijoi në 2014 dhe e kuron atë në partneritet me Outfest LA dhe Queer and Migration IFF Amsterdam.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu