Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës me grupin Habilaj, jepet masa e sigurisë për ish-shefin e Policisë së Dhërmiut

0
Gjigandi

Ish-shefi i policisë së Dhërmiut, Sokol Bode ka dalë sot para Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë.

Bode u arrestua dy ditë më parë në Berat (11 gusht), pas 5 vitesh arrati pasi ishte i dënuar me disa vite burg për trafik droge.

Bode ka qenë në arrati që prej muajit prill, kur Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e dënoi me 12 vjet burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë vetëm 8.

Kush është Sokol Bode?

Sokol Bode u akuzua nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe më pas nga SPAK si i përfshirë në trafikun e drogës së bashku me grupin e Habilajve, drejtuar prej vëllezërve Moisi dhe Florian Habilaj.

RonaTyra

Bode ishte nga 3 ish-drejtorët e Policisë që pritej te arrestohej pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në vitin 2017. Prokuroria e Krimeve të Rënda e kishte shpallur në kërkim Boden dhe ka kryer ndër vite disa operacione për kapjen e tij, ku janë dekonsoiruar nga kolegët. Sokol Bode në një nga rastet kur ishte njoftuar për aksionin e policisë për kapjen e tij ishte larguar me automjet nëpërmjet Pikës Kufitare të Muriqanit.

Mësohet se ai kishte shkuar në Angli, ku  edhe jetonte prej disa kohësh. Sokol Bode ka lindur në Mimias të Beratit dhe ishte i përjashtuar nga policia e shtetit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu