Emri/ I dënuar në Itali për prostitucion dhe drogë, GJKKO i konfiskon pasurinë 49-vjeçarit

0
Gjigandi

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kërkesë SPAK, i ka konfiskuar pasuritë e 49-vjeçarit  Roland (Taulant) Domi, i cili rezulton i dënuar në Itali për veprat penale të “Organizatës kriminale”, “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Trafikimit të lëndëve narkotike”.

Në pasurinë e sekuestruar përfshihen Toka, apartamente, biznese e makina luksoze, të cilat ishin në emër të Domit dhe bashkëshortes së tij.

Njoftimi i GJKKO-së:

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar  kanë vendosur konfiskimin e pasurive të shtetasit Roland (Taulant) Domi (i dënuar në Itali për veprat penale të “Organizatës kriminale”, “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Trafikimit të lëndëve narkotike”) dhe personave të lidhur me të si më poshtë:

1.Pasuria e paluajtshme lloji i pasurisë “Arë”, me sipërfaqe totale 3.300 m², Xhafzotaj Durrës, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;

RonaTyra

2.Pasuria e paluajtshme lloji i pasurisë “TR metalike”, me sipërfaqe totale 234 m², nga e cila 234 m², Truall dhe nga kjo sipërfaqe trualli 82 m² ndërtesë, Xhafzotaj, Durrës, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;

3.Pasuria e paluajtshme njësi shërbimi me sipërfaqe totale 34.32 m², Durrës, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;

4.Pasuria e paluajtshme njësi shërbimi, me sipërfaqe totale 20.26 m², Durrës, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;

5.Pasuria e paluajtshme njësi me sipërfaqe totale 26.36 m², Durrës, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;

6.Pasuria e paluajtshme ndërtesë, me sipërfaqe totale 128 m², Durrës, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;

7.Pasuria e paluajtshme Arë, me sipërfaqe 2,026 m2, Marikaj – Tiranë, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;

8.Pasuria e paluajtshme Arë, me sipërfaqe 888 m2, Marikaj – Tiranë, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;

9.Pasuri e paluajtshme apartament, me sipërfaqe prej 34 m2, me kuotë pjesëmarrje 3.6%, me adresë Kryemëdhenj, Kavajë, në pronësi të shtetases N. Domi;

10.Automjet i llojit autoveturë, i markës “Daimler Chrysler”, në pronësi të shtetases D. Domi;

  1. Automjet i llojit autoveturë, i markës Chrysler Voyager, në pronësi të shtetases D. Domi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu