Agim Gjyla është arrestuar mesditën e sotme në Lushnje, pasi akuzohet për falsifikim dokumentesh për qëllim ndryshimin e kufijve të pronave.
Uniformat blu raportojnë se Gjyla ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë e ka dënuar me 1 vit burg.
Sakaq mësohet se në vitin 2018,gjatë kohës që ka qenë punonjës i zyrës së Kadastrës në ish-komunën Dushk, ka falsifikuar disa dokumente
Njoftimi i policisë:
Falsifikoi dokumentet, për të ndryshuar kufijtë e pronave, kapet dhe vihet në pranga, ish-punonjësi i zyrës së Kadastrës në ish-komunën Dushk.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, kapën dhe ndaluan shtetasin Agim Gjyla, 64 vjeç, banues në fshatin Dushk, Lushnjë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Shtetasi Agim Gjyla, në vitin 2018, gjatë kohës që ka qenë punonjës i zyrës së Kadastrës në ish-komunën Dushk, ka falsifikuar disa dokumente, me qëllim për të ndryshuar kufijtë e pronave.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.