Emrat/ Transportonin emigrantë drejt Malit të Zi, kapen 3 persona

0
Gjigandi

Tre persona janë arrestuar në Vlorë, pasi transportonin emigrantë të paligjshëm.

Shtetasit Pjetër Ndoj, Nikolin Nikolli dhe Rexhep Rama akuzohen për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Mësohet se të tre personat transportonin emigrantët në Malin e Zi, kundrejt një fitimi.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë/Finalizohet, pas një pune hetimore disajavore, faza e dytë e operacionit “Piqeras”, shkon në 4 numri i të arrestuarve.

RonaTyra

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

U kapën në flagrancë duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, vihen në pranga 3 shtetas, bashkëpunëtorë me 21-vjeçarin e arrestuar gjatë fazës së parë të këtij operacioni.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Piqeras”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, strukturat e lartpërmendura, pas një pune hetimore disajavore, finalizuan me sukses fazën e dytë të tij. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-R. R., 33 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, P. N., 35 vjeç dhe N. N., 38 vjeç, të dy banues në Durrës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me 2 automjete, kundrejt fitimit, 3 emigrantë të paligjshëm.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë bashkëpunëtorë me shtetasin K. Sh., i cili u arrestua në flagrancë më datë 18.03.2022, në fshatin Piqeras, gjatë fazës së parë të operacionit. Këta shtetas dyshohet se siguronin transportin e emigrantëve drejt Shkodrës, me qëllim kalimin në Malin e Zi, me destinacion përfundimtar vendet e BE-së.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu