E rëndë në Greqi! Po ndërronte gomën e kamionit, mjeti zë poshtë 47-vjeçarin shqiptarin

0
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në greqi ku një 47-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pasi e ka zënë poshtë kamioni.

Sipas mediave greke, shqiptari po tentonte të riparonte gomën por iu thye kriku duke bërë që mjeti ta zinte poshtë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në rrugën “Michail Psellou”, të Selanikut. 47-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje pa mundur t’i mbijetonte plagëve të marra.

Rrethanat e sakta të aksidentit janë duke u hetuar ende nga grupi hetimor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu