Olta pati mbrëmë mundësinë të nxirrte në nominim tre banorë. Ajo zgjodhi Luizin, Kiarën dhe Bledin.
Pas këtij nominimi, sot po qarkullon një video ku shihet se Oltën e ka këshilluar Maestro të vepronte kështu.
Maestro duke biseduar me Oltën i thotë: ”Te kutia pandorës ti thuaj Kiara, Luizi dhe Bledi. Ajo duhet të vrasë me një gur dy zogj”.
Kujtojmë që Kiara i ka dalë në mbrojtje Maestros duke thënë se është një nga personat që do më së shumti në shtëpi bashkë me Luizin.