Katër të arrestuarit në operacionin ndërkombëtar Goldfinger, pasuria e të cilëve prej 3 milionë eurosh në Shqipëri, u sekuestrua sot, janë: Jetmir Kastrati, Dëfrim Eçi, Armando Doçaj, dhe Eri Pelingu.
Më 26 qershor 2019, Europoli njoftoi se “Operacioni Goldfinger” goditi grupet kriminale nga Ballkani perëndimor.
Sot (26 qershor 2019) Njesia Speciale e Hetimit e Kopenhagenit e Policisë Daneze arrestoi 31 persona të një organizate të madhe kriminale, e cila kontrabandonte, shiste dhe shpërndante armë zjarri dhe drogë në të gjithë BE-në.
Ata akuzohen për kontrabandë dhe shpërndarjen e 1650 kg kokainë, – nënvizon Europoli në njoftim.
Policia daneze kontrolloi shtëpi në 40 vende dhe gjeti sasi të mëdha narkotikësh, zrmësh zjarri dhe para. Hetimi u krye në bashkëpunim me organizatat e zbatimit të ligjit nga Gjermania, Holanda, Slovenia, Suedia dhe Shqipëria.
“Europol’s Analysis Project (AP) Copper” që mbështet parandalimin dhe luftimin e krimeve që përfshijnë grupë të organizuara kriminale dhe grupe të krimit të organizuar, e mbështeti këtë çështje që prej fillimit. AP Copper siguroi mbështetjen analitike dhe organizoi tre takime operacionale me partnerët e përfshirë në selinë e Europolit dhe në Danimarkë.
Ditën e aksionit, tre oficerë të Europol me zyra të lëvizshme dhe mjete speciale për nxjerrjen e të dhënve ishin në veprim për të mbështetur.”
The post Emrat e 4 shqiptareve qe iu sekuestruan sot milionat, europol: Trafikonin… appeared first on lajmi fundit – lajmi i fundit.