Emrat e 22 zëvendësministrave të emëruar nga kryeministri Hoti

0
Gjigandi

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka emëruar 22 zëvendësministra në gjithsej 16 ministri.

Qeveria e re e Kosovës udhëhiqet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate, Listën Serbe dhe komunitetet tjera.
Në Qeverinë Hoti, Lidhja Demokratike e Kosovës udhëheq me Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë e Bujqësisë, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë për Kulturë,Rini dhe Sport, transmeton Telegrafi.
Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës udhëheq Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Ekonomisë.
Lexo po ashtu:
Gani Dreshaj e Halil Matoshi zënë vend në MPJD dhe MKRS, këta janë emrat e 13 zëvendësministrave nga AAK
Gani Dreshaj e Halil Matoshi zënë vend në MPJD dhe MKRS, këta janë emrat e 13 zëvendësministrave nga AAK
Nisma Socialdemokrate udhëheq Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
Kurse, Lista Serbe ka dy ministri në udhëheqje, Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe Ministrinë e Kthimit dhe Komunitetit.
Ndërkaq, komunitet tjera udhëheqin Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.
Telegrafi më poshtë ua sjell emrat e 22 zëvendësministrave të emëruar nga kryeministri Avdullah Hoti
Muhamet Brajshori – Zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Gani Dreshaj – Zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Agron Bacaj – Zëvendësministër i Punëve të Brendshme
Milan Radojeviq– Zëvendësministër i Punëve të Brendshme
Muhamedali Mergjollari – Zëvendësministër i Mbrojtjes
Rexhep Kadriu – Zëvendësministër i Ekonomisë dhe Ambientit
Burbuqe Bakia Deva – Zëvendësministre e Ekonomisë dhe Ambientit
Muharrem Nitaj– Zëvendësministër i Ekonomisë dhe Ambientit
Kushtrim Bahrimaj – Zëvendësministër i Financave
Jasmina Jovanoviq – Zëvendësministre e Financave
Xhavit Zariqi – Zëvendësministër i Infrastrukturës
Qerim Bajrami – Zëvendësministër i Tregtisë dhe Industrisë
Driton Bardheci- Zëvendësministr i Arsimit dhe Shkencës
Pjetër Ndou – Zëvendësministër i Ministrinë e Shëndetësisë
Adnan Rexheplar – Zëvendësministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale
Bajram Kastrati – Zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Bahrim Shabani – Zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Erxhan Galushi – Zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Magbule Shkodra – Zëvendësministre e Pushtetit Lokal
Eldis Abazi – Zëvendësministër i Zhvillimit Rajonal
Arbër Grabovci – Zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Halil Matoshi – Zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu