Emrat/ Aksidentohen dy të rinj në Librazhd, njëri niset me helikopter drejt Tiranës

0
Gjigandi

Një aksident rrugor ka ndodhur në Librazhd, ku për pasojë janë plagosur dy të rinj.

Burime për median bëjnë me dije se të rinjtë Baki Sejdini dhe Brian Dosku mbetën të lënduar pasi automjeti me të cilin udhëtonin u përplas me një shtyllë.

Mësohet se i riu Brian Dosku është nisur me urgjencë drejt Tiranës ndërsa Baki Sejdini ndodhet në spitalin e Elbasanit.

Në vendngjarje ndodhet helikopteri i cili do të bëjë të mundur transportin e të plagosurit drejt spitalit të Traumës.

 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu