Duket si një histori filmash, por është e vërtetë!
Raimundo Miranda Da Silva do të mbahet mend nga të gjithë si personi që ia doli të mposhtë koronavirusin në moshën 102 vjeçare, por edhe si tifozi i çmendur që doli nga spitali duke kënduar himnin e skuadrës së tij të zemrës, atë të Flamengos.
Menjëherë pasi la spitali, në vigjilje të derbit karioka, 102-vjeçari nuk ngurroi të shikonte edhe ndeshjen derbi Flamengo-Fluminese në shtëpinë e tij, bashkë me familjen, duke iu gëzuar fitores.
Skuadra e tij e zemrës triumfoi me rezultatin 2:1, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt titullit të 36-të në Brazil.