Drejtoresha e Arsimit në Viti, Fatbardha Emini, sot ka pritur në takim ekspertin për sigurimin e cilësisë dhe zhvillimit profesional të mësimdhënësve, Robert Blease nga kompania ndërkombëtare DAI.
Me këtë rast është bashkëbiseduar për mundësinë e bashkëpunimit në kuadër të projektit të mbështetjes së arsimit fillor dhe të mesëm të lartë për komunën e Vitisë.
Përndryshe bëhet me dije se kompani ndërkombëtare për shërbime konsulente DAI po implementon këtë projekt me financimin e Bashkimi Evropian.
Drejtoresha Emini, theksoi se komuna e Vitisë, është e gatshme të bashkëpunoj në këtë projekt të rëndësishëm duke theksuar për këtë komunë rritja e vazhdueshme e cilësisë në arsim ka një rëndësi të veçantë.