Elsa Lilën do ta shohim me një në edicionin e 61 të Festivalit të Këngës në RTSH. Në listën e publikuar, bëhet i ditur edhe titulli i këngës së artistes që është me emrin e vajzës së saj “Evita”. Për këtë vit, si kandidatë për fitues të Festivalit të fundvitit, që do të prezantojë vendin në Eurvizion 2023, në Britaninë e Madhe janë 22 këngëtarë dhe 4 grupe. Lila është zyrtarisht një nga 26 këngëtarët e përzgjedhur.
Emra të tjerë të njohur skenës shqiptare janë këngëtarë si Manjola Nallbani, Petrit Carkaxhiu, Rovena Dilo e Rezarta Smaja.Vetëm pak ditë më parë këngëtarja Elsa Lila lajmëroi në rrjetet sociale një produksion të ri muzikor, ku ndërsa shprehte mirënjohjen për ata që e mbështetën, premtoi ritakimin në Shqipëri. Dalja në skenë e këngëtares vjen, pas hetimit për përfshirje me një grup kriminal, proces në të cilin arriti të fitojë pafajsinë.