Elon Musk beson se çipi i tij i trurit Neuralink mund të ndihmojë në trajtimin e obezitetit.
Dhe siç shkruan Business Insider, ekspertët thonë se ëndrra e miliarderit nuk është aq e largët sa mund të duket.
“Unë nuk mendoj se është më e pabesueshme se pretendimet e tjera për potencialin e neuroteknologjisë”
, ka thënë profesor Andrew Jackson, një ekspert në Universitetin e Newcastle.
Musk e bëri sugjerimin në një intervistë në TED më 14 prill.
Ekspertët e intervistuar nga Insider kanë thënë se një çip truri i disponueshëm në treg për të luftuar obezitetin është shumë larg, por koncepti ishte premtues nëse mbështetej nga shkenca e duhur.
E themeluar nga Musk në vitin 2016, Neuralink po zhvillon një mikroçip që futet në kafkën e një personi.
Ndryshe, Musk ka përmendur më parë një gamë të gjerë të çrregullimeve neurologjike që ai beson se Neuralink mund të trajtojë, duke përfshirë sëmundjet e Parkinsonit dhe Alzheimerit.
Ai gjithashtu ka bërë pretendime të tjera për çipin duke theksuar se mund të “zgjidhë autizmin” dhe të krijojë “simbiozë” midis njerëzve dhe inteligjencës artificiale.