Miliarderi amerikan Elon Musk kishte kërkuar të ketë marrëdhënie seksuale me një punonjësve të Space X, të cilës i ka paguar 250 mijë dollarë që të mos flet për këtë çështje në publik.
Megjithatë një gjë e tillë është zbuluar. Orëve të fundit, Musk ka shkruar në Twitter për sulmet “politike” që po i bëhen, duke pranuar se është i dhënë pas Partisë Republikane.
E stjuardesa e SpaceX ka thënë se Elon Musk i kishte kërkuar seks – duke e dëshmuar këtë edhe me dokumente. Madje kompania kishte paguar 250 mijë dollarë që ta heshtë atë.
Stjuardesa ka theksuar se Musk i kishte kërkuar “të bëjë më shumë”, gjatë masazhit. Miliarderi ia kishte treguar organin gjenital – duke i thënë se do t’i blejë një kalë.
E pasi që e kishte raportuar rastin në SpaceX, kompania e Musk i kishte paguar 250 mijë dollarë si pjesë e një marrëveshje që do ta blinte heshtjen e saj.