Elita Rudi emocionohet nga kënga e re e Gjikos: Çdo herë që e kam dëgjuar, më kanë shoqëruar edhe…

0
Elita Rudi emocionohet nga kënga e re e Gjikos: Çdo herë që e kam dëgjuar, më kanë shoqëruar edhe…
Gjigandi

Reperi i njohur, Gjiko, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor me titull “Gjoni”.

Kënga është pritur mirë nga publiku, kjo pasi tematika që trajton është tejet e veçantë.

Në këtë këngë, ai iu këndon faljes së gjaqeve dhe fenomenit të hasmërive farefisnore që kanë ekzistuar ndër vite te shqiptarët.

Duket se ky projekt është pritur jashtëzakonisht mirë edhe nga familjarët e reperit, të cilët e kanë përgëzuar atë për punën e bërë.

RonaTyra

Ka qenë bashkëshortja e tij, prezantuesja Elita Rudi, ajo e cila e rishpërndau në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një pjesë të këngës, duke treguar emocionet që kishte ndjerë në çdo notë të saj.

Foto: Elita Rudi/InstaStory

“Çdo herë që e kam dëgjuar e pa këtë spot përpara publikimit, më kanë shoqëruar edhe lotët. Një super projekt nga Gjiko. Për një realiteti të hidhur të Kosovës”, ka shkruar Rudi në InstaStory.

Kujtojmë që ky projekt muzikor vjen mes një shqetësimi të çiftit kohëve të fundit, kjo pasi reperi pejan është akuzuar nga një vajzë e panjohur për dhunim – akuza të cilat ai i ka mohuar me forcë duke i quajtur shpifje dashakeqëse me qëllime përfitimi në krah të imazhit të tij.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu