Elbasan/ Nëna 27-vjaçare braktis fëmijët e saj të mitur, largohet nga banesa dhe nuk kthehet më

0
Gjigandi

Një 27-vjeçare është larguar nga banesa në Belsh.

Bashkëshorti i saj, shtetasi me iniciale F. T., 42 vjeç, ka denoncuar në polici se gruaja e tij ka braktisur dhe fëmijën e mitur.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në Komisariatin e Policisë Gramsh janë paraqitur dhe kanë bërë kallëzim shtetasit:

-F. Z., 33 vjeç, banues në fshatin Bulçar, Gramsh, pasi i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja J. Z., 25 vjeçe, dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e saj.

RonaTyra

-N. K., 71 vjeç, banues në fshatin Gribë, Gramsh, pasi i është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi E. K., 39 vjeç dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e tij.

Në Komisariatin e Policisë Cërrik është paraqitur për të bërë kallëzim shtetasi F. T., 42 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Belsh, pasi i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja A. T., 27 vjeçe, duke braktisur fëmijën e tyre të mitur, dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu