Ekspozohen në Kryeministri, pikturat e Rexhep Selimit, Rama: “Privilegj i madh, ndau me ne artin e vetmisë së Hagës”

0
Gjigandi

Sot në orën 17.00 në sallën KOD në ambjentet e Kryeministrisë në Tiranë është çelur një ekspozitë e veçantë me piktura që kanë për autor Rexhep Selimin.

Selimi, një nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) mbahet në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë.

Pikturat e ekspozuara sot në ambjentet e Kryeministrisë në Tiranë, janë realizuar nga Selimi, në izolim.

Këtë e vuri në dukje edhe Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, i cili mbajti një fjalë përshëndetëse.

“Është privilegj i madh që Rexhep Selimi ndan këtu me ne këtë art që ka lindur në izolim, aty ku njeriu është vetëm me veten” – tha ndër të tjera Rama.

RonaTyra

Ai falënderoi familjen e Rexhep Selimit, vecanërisht bashkëshorten e tij, Shqipen, e cila është personi që ka nxjerrë pikturat nga burgu i Hagës e më pas i ka sjellë në Tiranë.

Rama falënderoi edhe dy ideatorët e ekspozitës, Laert Kola dhe Andi Kanani, dy veteranë të shoqërisë civile aktive në Shqipëri, të cilët kryeministri i quajti “revolucionarë pa moshë”.

Kreu i qeverisë njoftoi gjithashtu se një kërkesë e familjes së Selimit për nënshtetësi të Republikës së Shqipërisë do bëhej realitet.

“Ju keni qenë përherë me shpirt e me zemër, tani do bëheni dhe me letra, shtetas të Republikës së Shqipërisë” – u shpreh Rama.

Të pranishmit i përshëndeti në emër të familjes Selimi dhe vetë Rexhës, bashkëshortja e tij Shqipja.

“Në emër të Rexhës, në emrin tim dhe dy fëmijëve tanë dhe familjarëve, ju falënderoj për këtë event që mbahet brenda godinës së qeverisë së Shqipërisë. E vlerësojmë shumë”, tha Selimi, e cila ka një histori jete të veçantë.

Në dhjetor 2022 një ekspozitë e tillë u mbajt edhe në Muzeun Kombëtar të Kosovës.

Rexhep Selimi i ka përfunduar këto piktura për një periudhë katërvjeçare.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu