E bujshme/ Lalja Përnaska i rikthehet politikës. Sfidon Veliajn për “Tiranën”

0
Gjigandi

Lajla Përnaska, ish-deputetja e Partisë Demokratike, ka deklaruar ditën e sotme se do t’i rikthehet politikës. Në një intervistë për televizionin Euronews Albania, Përnaska u shpreh se rruga e vetme për t’u kthyer në politikë dhe për të dhënë një kontribut real, është kandidimi për Bashkinë e Tiranës.

Ajo nënvizoi se nuk ka rëndësi për të sigla me të cilën do të garojë, duke lënë të nënkuptojë se mund të jetë edhe kandidate e pavarur.

“Rruga e vetme për të dhënë një kontribut real është kandidimi për kreun e Bashkisë së Tiranës. Sigla është çështje teknike, për mua nuk ka rëndësi sigla. Për mua ka rëndësi impenjimi, përgjegjësia dhe në respektim të rregullave dhe sistemit që kemi në fuqi, ne të japim kontribut.

Unë jam e gatshme të jap kontributin tim për Tiranën. E njoh shumë mirë Tiranën dhe problematikat e saj”, theksoi Përnaska.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu