Eksplozivë dhe pistoleta sportive/ Dalin pamjet nga megaoperacioni në Durrës me 14 të arrestuar

0
Gjigandi

Policia e Durrësit ka bërë publike pamjet nga megaoperacioni i koduar “Porositësi”.

Si rezultat i këtij të fundit janë arrestuar 14 persona dhe 5 të tjetër janë shpallur në kërkim, mes tyre dhe vëllezërit Indrit dhe Gentjan Beqiraj, ku u bënë pjesë e rrëmbimit në autostradën Tiranë-Durrës.

Sakaq uniformat blu kanë sekuestruar 1 kallashnikov, municion luftarak, 4 kilogramë  eksploziv,  fitil zjarrpërcjellës,  detonator elektrik për shpërthime në distancë, 4 automjete, nga të cilat 2 blinduara, 2 motoçikleta, lëndë narkotike kokainë, 17 aparate celulare, 3050 euro, 2 armë gjahu shotgan, 1 thikë, sprajt neutralizues, 4 pistoleta sportive dhe 1 palë targa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu