Ditën e sotme është marrë vendimi nga ana e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje me kallëzimin e bërë nga Ilir Meta, ndaj Autoritetit për informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, drejtësia ka vendosur mos fillimin e procedimit penal ndaj Autoritetit të Dosjeve.
Sipas vendimit të sotëm nga Autoriteti të dosjeve nuk ka rezultuar asnjë vepër penale.
Sipas vendimit të sotëm nga Autoriteti të dosjeve nuk ka rezultuar asnjë vepër penale.
Ilir Meta pretendonte se Autoriteti i dosjeve kishte kryer 6 vepra penale ndër tyre “përhapja e informatave të rreme që përhapin panik” por këto pretendime të kreut te PL kanë rënë posht ditën e sotme duke i hapur rrugë hapjes së dosjes për personin I.M.
Ilir Meta pretendonte se Autoriteti i dosjeve kishte kryer 6 vepra penale ndër tyre “përhapja e informatave të rreme që përhapin panik” por këto pretendime të kreut te PL kanë rënë posht ditën e sotme duke i hapur rrugë dosjes për personin I.M.
Por si nisi përplasja Meta-Autoriteti i Dosjeve?
Një njoftim i Autoritetit të Dosjeve në 26 Korrik, se kishin zbuluar si ish-sigurims një politikan të nivelit të lartë të njoftuar si I.M, mori u përhap me shpejtësi për të nisur një debat politik. Autoriteti nuk dha emër, por njoftoi kryeparlamentaren Nikolla zyrtarisht se politikani është Ilir Meta. Nikolla ua dërgoi dosjen e plotë krerëve të grupeve parlamentare në Shqipëri.
Menjëherë reagoi Ilir Meta i cili i quajti si shpifje nga ana e Autoritetit të Dosjeve. Për Metën, anëtarët e Autoritetit të Dosjeve kanë manipuluar dhe falsifikuar një dosje të vjetër për një person me inicialet I.M, duke ia faturuar atij, në shërbim të shantazhit politik, për llogari të Edi Ramës.
Më 1 shtator, ai e paditi për shpifje Autoritetin e Dosjeve./Abc24.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016