Kryedemokrati Sali Berisha ka rënë përtokë pasi është qëlluar me grusht nga një person në protestën e PD. Agresori është Gert Shehu i cili është konfliktuar më pas me truprojen e Berishës.
Policia ka arritur ti vendosë prangat Gert Shehut ndërsa në deklaratën në polici autori ka bërë deklarata konfuze. Fillimisht është shprehur se e ka ruajtur inatin me vite për shkak të një kushëriri që ka humbur jetën në ngjarjen e Gërdecit.
“E kam ruajtur inatin me vite. Kam patur një kushëri që më vdiq në Gërdec”.
Kjo është deklarata e parë e Gert Shehut në polici, siguruar nga Abc24.al.
Faktikisht Gert Shehu me origjinë nga Tepelena, jeton me nënën e tij ndërsa nusja e dajës së Gert Shehut ka punuar me vite si pastruese e familjes Berisha dhe ky është një fakt i konfirmuar.
Çka do të thotë se argumenti i një inati të akomuluar bie posht sepse familja e Gert Shehut kishte hyrje dalje në banesën e Sali Berishës./ Abc24.al
*Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*