Gjykata e Tiranës la në burg policin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Lufti Gjyla, i cili tre ditë më parë plagosi shtetasin Myrteza Lika teksa po konsumonin alkool në një tavolinë.
Gjyla pretendon se armën e ka shkrepur aksidentalisht.
Në gjykatë, ia u shpreh: “M’u shkrep arma aksidentalisht, pa dashje”.
Lufti Gjyla, punonjës policie pranë FNSH plagosi me armë zjarri në këmbë një 55-vjeçar më 23 maj.
Nga kryerja e testit të alkoolit, efektivi rezultoi i dehur. /abc24.al/