Efektet post Vitit të Ri/ Njerëzit pazar me kokrra, çmimet gati njësoj

0
Gjigandi
Nga: Klea Balliu

Rritja e çmimeve nuk ka të ndalur!

Çmime të larta për ushqimet, karburantin, energjinë dhe lëndën drusore. Barra bie mbi qytetarët ose popullinë e thjeshtë. Situata vazhdon të rëndohet. Pavarësisht rritjes së çmimeve kohët e fundit, abuzohet edhe më shumë për festat e fundvitit. Njerëzit janë të shqetësuar sepse xhepi i tyre është prekur, por askush nuk po reagon.

Gjatë një interviste për abc24.al, një tregëtare e cila ka prej më shumë se 20 vitesh që ushtron tregëtinë e fruta perimeve në qytetin e Pogradecit, rrëfen se gjatë periudhës së festave ka pasur një rritje të çmimeve, të cilat variojnë nga 20-30 lekë deri në 50-100 lekë. Kryesisht në disa fruta perime por edhe tek bulmeti i cili zë një vend të rëndësishëm në piramidën ushqimore.

E pyetur se si ka ndikuar tek fuqia blerëse kjo rritje çmimi vit pas viti, zonja shprehet se qytetarët gjithmonë dhe më tepër po blenë produktet e shportës, ato më baziket. Sipas saj, qytetarët kursejnë për shkak të çmimeve të larta dhe blejnë pak produkte në sasi duke u krahasuar me 3 vite me parë ku njerëzit blinin me kile sot marrin me kokrra.

“Më përpara blinin më shumë tani sa vjen edhe më pak sepse nuk kanë lekë. Gjithashtu edhe dyqanet janë shtuar edhe më shumë. Njerëzit vazhdojnë të blejnë, klientët që kemi çdo ditë marrin ato produkte që ju duhen sepse do ushqehen nuk kanë çfarë të bëjnë. Por kursejnë, blejnë nga pak dhe marrin gjërat më kryesore. Nuk bëjnë pazar si më përpara, blejnë nga 2-3 kokrra për secilën”,- shprehet zonja.

RonaTyra

Qytetarët shprehen se një nga produktet ushqimore që ka pasur rritje të lartë dhe shumë të shpejtë në kohë ishte rrushi. Sipas tyre, në datën 30 dhjetor të këtij viti, rrushi kushtonte 180 lekë ndërsa në datën 31 dhjetor shkoi në 300 lekë. Me një rritje prej 120 lekësh të vjetra. Por çfarë thotë zonja për këtë rritje të menjëhershme dhe abuzive?

“Po, është e vërtetë. Rrushi edhe sot është 250 lekë, vjen nga greku. Unë nuk e mora sepse ishte 250 lekë për ta blerë ne tregëtarët dhe ta shisnim 300 lekë. Gjithashtu, gjatë festive kastraveci ka pësuar një rritje të çmimit, nga 200 lekë, shkoi në 250 lekë. Ndërsa pas festave çmimi i kastravecit shkoi në 170 lekë”.

Ajo që vihet re është se për shkak të rritjes së çmimeve, tashmë qytetarët përfitojnë më pak produkte ushqimore por paguajnë më shumë para. Zonja B.K tregon se edhe pse është shitëse, ajo si qytetare e sheh këtë rritje shumë problematike, gjë e cila ka ndikuar në ekonominë e familjes. Zonja shprehet se:

“Nga vjet njësoj ishin çmimet. Më duket sikur jam jashtë shtetit bëj pazar dhe nuk e di se çfarë marr. Ble pak produkte dhe paguaj më shumë në krahasim me vitet e tjera”.

Intervista e plotë:

A ka pasur rritje çmimesh të produkteve ushqimore në treg?

Në fundvit kishte shume pak rritje, tani ka rënë me 20 lekë të vjetra. Përshembull: domatja ishte 250 lekë, tani është 200 lekë. Portokalli ishte 80 lekë tani është 70 lekë. Gjithashtu edhe mandarina ishte 80 lekë tani është ulur me 10 lekë. Nuk ka ndonjë rënie të madhe, pak a shumë janë këto çmimet.

A ka pasur rritje çmimesh gjatë periudhës së festave?

Disa produkte janë rritur me 20, 30 lekë më shumë por ka dhe të tjera që kanë pasur rritje me 50 lekë dhe më tepër.

Në krahasim me vitin e kaluar si kanë qenë shitjet?

Sivjet ka pasur më pak njerëz që blenë. Më përpara blinin më shumë tani sa vjen edhe më pak sepse nuk kanë lekë qyetarët gjithashtu dyqanet janë shtuar edhe më shumë.

Edhe bulmeti ka pësuar rritje të lartë, si përshembull djathi ishte 500 lekë tani ka shkuar 800 lekë të vjetra. Edhe qumështi në krahasim me vitet e tjera është rritur goxha. Nga 80 lekë që ka qenë vitet e tjera, qumështi i fshatit tani shitet 120 lekë ndërsa ai më i miri shitet 170 lekë.

Qytetarët shprehet se rrushi ka pasur rritje të lartë brenda një nate. Në datën 30 ishte 180 lekë ndërsa në datën 31 ishte 300 lekë. Si e shikoni ju këtë rritje të menjëhershme dhe abuzive?

Po, është e vërtetë. Rrushi edhe sot është 250 lekë, vjen nga greku. Unë nuk e mora sepse ishte 250 lekë për ta blerë në tregtarët dhe ta shisnim 300 lekë. Gjithashtu, gjatë festive kastraveci ka pësuar një rritje të çmimit i cili nga 200 lekë, shkoi në 250 lekë. Ndërsa pas festave çmimi i kastravecit shkoi në 170 lekë.

Si kanë ndryshuar çmimet vit pas viti?

Çmimet kanë qenë çdo vit në rritje.

Si kanë ndikuar këto rritje çmimesh tek qytetarët? Është ulur fuqia blerëse apo nuk ka ndryshuar?

Njerëzit vazhdojnë të blejnë, klientët që kemi çdo ditë marrin ato produkte që ju duhen sepse do ushqehen nuk kanë çfarë bëjnë. Por kursejnë, blejnë nga pak dhe marrin gjërat më kryesore. Nuk bëjnë pazar si më përpara, blejnë nga 2-3 kokrra për secilën. Më përpara, kur vinte klienti blinte shumëllojshmëri produktesh, me kile ndërsa sot nga pak. Nuk ja vlen as qesja që ju japim sepse marrin 1 domate, 1 sallatë, 1 qepë, spec etj. Këto 2-3 vitet e fundit është ndjerë më shumë ky ndryshim.

Jo vetëm në tregjet e fruta perimeve por edhe në çdo market apo supermarket ka pasur rritje të lartë të produkteve ushqimore. Jo vetëm të ushqimeve të shportës të cilat janë bazike për jetesën dhe për çdo familje por në të gjitha produktet ushqimore.

Si kanë ndikuar këto rritje çmimesh në familjen tuaj?

Nga vjet njësoj ishin çmimet. Më duket sikur jam jashtë shtetit bëj pazar dhe nuk e di se çfarë marr. Ble pak produkte dhe paguaj më shumë në krahasim me vitet e tjera.

*Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu