Kryeministri Edi Rama po dëshmon në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve.
Rama tha se është në mbështetje të plotë të punës së komisionit, dhe opozita ka pasur të gjithë hapsirën e nevojshme për të vepruar.
Sipas Ramës, qëllimi i tij është zbardhja e plotë e të vërtetës.
“Unë jam këtu vetëm për zbardhjen e të vërtetës dhe vetëm të vërtetës”, deklaroi Rama.
Ndërkohë kryeministri ka shtuar që edhe anëtarët e komisionit duhet të flasin mbi fakte e të mos hedhin akuza e të shkelin ligjin.