Edi Paloka tregon arsyen pse erdhi shpallja non grata e Sali Berishës

0
Edi Paloka tregon arsyen pse erdhi shpallja non grata e Sali Berishës
Gjigandi

Deputeti i PD, Edi Paloka është shprehur se shpallja “non grata” e ish-kryeministrit Sali Berisha nuk ishte një goditje ndaj tij por ndaj PD, në mënyrë që Edi Rama të vazhdonte qeverisjen i qetë.

Paloka tha se shpallja “Non Grata” e Berishës erdhi pas paralajmërimeve për protesta të fuqishme në shtator.

Edi Paloka: Pas 25 prilli Sali Berisha dhe unë kemi qenë një nga njerëzit që kemi artikuluar më fortë protestën dhe revoltën. U godit Sali Berisha me shpalljen “non grata”. Unë e kam thënë që nuk është goditje për Berishën por për PD që ne të ulim kokën dhe që Rama të vazhdojë të qeverisë i qetë. Frika e fillimit të protestave të forta në shtator për mua bëri që të jepet kjo goditje me qëllime të pastra politike të ardhura me lobime pranë Edi Ramës, për të goditur opozitën dhe jo Berishën.

Paloka thekson se Berisha u godit për të arritur në përçarjen e PD.

“Sot jemi në këtë realitet. E keqja është se pas kësaj linje i shkoi Basha”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu