E rëndë! Tentoi të hynte me dhunë në shtëpinë e ish të dashurës, babai vret me pushkë 22-vjeçarin

0
Gjigandi

Një 22-vjeçar ka mbetur i vrarë pasi tentoi të hynte me dhunë në shtëpinë e ish-të dashurës së tij.

Mësohet se i riu është qëlluar me armë zjarri nga babai i ish-të dashurës së tij në Ohajo të Shteteve të Bashkuara.

Babai i vajzës ka qëlluar 3 herë me pushkë të riun Xhejms Rejëll, kur ky i fundit ka hapur derën e drunjtë të shtëpisë së ish të dashurës pasi e godet disa herë me trup. Pas të shtënave, i riu ka tentuar të largohet por, nuk ka mundur. Rejëll humbi jetën nga të shtënat në shpatull dhe kurriz.

Mediat amerikane bëjnë të ditur se i ati i vajzës e paralajmëroi të riun të mos hynte brenda pasi ishte i armatosur.

Ky fakt mund ta shpëtojë atë nga dënimi, pasi rasti mund të konsiderohet dhunim prone dhe të shtëna për vetëmbrojtje.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu