E rëndë në Pogradec, polici dhunon qytetarin në hyrjen e pallatit

0
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme ku një oficer policie ka dhunuar të riun në Pogradec.

Në pamje shfaqet një oficer policie, Gjergji Riza, i cili dhunon një qytetar të identifikuar si Ervin Norolla duke e goditur në ambjentet e një pallati. E gjithë skena është e filmuar nga kamerat e një banese.

Siç duket, për arsye që ende nuk dihen, Riza ka goditur të riun me shpulla e shkelma dhe e ka kapur për fyti. Nga ana e policisë nuk jepen të dhëna mbi rastin. Bëhet me dije se Drejtoria e Përgjithshme e ka pezulluar fillimisht oficerin i cili punonte më parë në Pogradec, ndërsa tashmë është në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Burime nga policia bëjnë me dije se oficeri Gjergji Riza prej disa kohësh ka shfaqur probleme me kujtesën. Për shkak të gjendjes shëndetësore ai ishte transferuar nga Komisariati i Pogadecit në DVP Korçë. Oficeri ka kërkuar të dalë në kemp, kërkesë e cila ende nuk ishte miratuar.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu